Rriten temperaturat globale, fenomeni El Niño afër kulmit te tij!

Fenomeni klimatik El Niño ka arritur intensitet rekord edhe përpara se të hyjë në fazën e tij kulmore, duke shtuar shqetësimet për një rritje të mëtejshme të temperaturave globale gjatë muajve në vijim. Shërbimi Evropian për Ndryshimet Klimatike Copernicus bëri të ditur se temperatura e sipërfaqes së detit në rajonin Nino3.4 të Oqeanit Paqësor arriti në 29.70 gradë Celsius gjatë muajit të kaluar, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.
Sipas monitoruesit të BE-së, kjo tejkalon rekordet e vendosura gjatë episodeve të forta të El Niños në vitet 1982/1983, 1997/1998 dhe 2015/2016. Ekspertët theksojnë se ndryshimet klimatike po rrisin temperaturat e oqeaneve, duke e bërë më të vështirë krahasimin me ngjarjet e mëparshme. Megjithatë, të dhënat tregojnë se El Niño aktual është tashmë jashtëzakonisht i fortë, edhe pse ende nuk ka arritur kulmin.