E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontrolle me dron në gjithë territorin, zbulohen 2200 rrënjë kanabis në Vaun e Dejës

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një operacion masiv për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Në kuadër të operacionit “Koordinata” janë evidentuar 2 raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike në Vaun e Dejës.

Si rezultat i kontrolleve me dron, policia ka evidentuar dy zona të shpyllëzuara në territorin e fshatit Vig, konkretisht u gjetën 2200 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në tokë dhe 578 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa të kultivuar në kubikë.

Një pjesë e bimëve dhe e fidanëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me djegie.

Policia vijon punën për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit/ve të kultivimit të bimëve dhe fidanëve./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›