E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontrolle në burgun e Shkodrës, sekuestrohen tre celularë

TIRANË, 25 maj /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zhvilloi kontrolle në burgun e Shkodrës.

Gjatë kontrollit në godinën 2 u gjetën 3 aparate celularë. Konkretisht në ambientet e dusheve u gjet 1 aparat celular i markës Xiaomi.

Ndërkohë, në lavanderi u gjetën, 1 aparat celular Nokia dhe 1 celular Iphone së bashku me dy fisha karikimi.

Për rastin janë hartuar raportet përkatëse të incidentit dhe procesverbalet e bllokimit, ndërsa është njoftuar Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale për ndjekje të mëtejshme të procedurave.

/m.q/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›