E Martë, 3 Nëntor 2026

Kontrollet e gjirit, mjekët: Ekzaminimet jo vetëm në tetor, por gjatë gjithë vitit

Megjithë rritjen disa herë më shumë të kontrolleve depistuese për kancerin gjirit  gjatë muajit tetor, përsëri numri i tyre mbetet larg objektivit madhor që kanë autoritetet e shëndetit publik për 50 mijë të tilla në vit tek grupi target i grave dhe vajzave. 

Mjekët e familjes vënë re se gratë priren për kontrolle më shumë gjatë tetorit. Violeta Kaçorri, mjeke familje i tha RTSH se “Tetori shton kontrollet, por gjatë muajve të tjerë ka më pak kërkesa për mamogarfi”

Mjekët mendojnë se këto kontrolle duhët të jenë të nxitura nga një sistem siç është “kalendari kujtesës“ , ku mjeku lajmëron pacientët pacientët e grupmoshës që kanë nevojë për kontrolle. Mjekja Kaçorri i tha RTSH se “Çdo mjek familje, ashtu sikurse unë,  duhet të njoftojë pacientet përmes një kalendari kujtese për kontroll të mamigrafive dhe kjo duhet të bëhet një hëre në vit”.

Ekspertët e ISHP i thanë RTSH-së një ditë më parë se megjithë fushatat e shtuara ndërgjegjësuese, mbulesa depistuese e kancerit të gjirit në Shqipëri mbetet nën nivelin e vendeve europiane, të cilat edhe këto gjithashtu po vuajnë rënien e këtyre niveleve në më pak se 50%  të grupit target të grave të cilat duhet ta përdorin mamografinë çdo dy vite.

Gazetare Sonila Mlloja

/ rtsh.al /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›