E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontrollet në burgun ku ndodhet edhe Ergys Agasi, ja çfarë u gjet në qelitë e të dënuarve

Kontrollet e zhvilluara nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) në burgun e Bradasheshit kanë çuar në gjetjen e disa telefonave celularë.

Ende nuk dihet se kujt u përkasin pajisjet e sekuestruara dhe në çfarë rrethanash kanë përfunduar brenda ambienteve të burgut.

Në burgun e Bradasheshit ndodhet i izoluar edhe Ergys Agasi.

Mësohet se telefonat celular të sekuestruar do të zbërthehen në laboratorët e SPAK.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›