E Diel, 1 Nëntor 2026

SPAK dhe Policia operacion kundër emigracionit të paligjshëm, firmosen disa masa sigurimi

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Shtetit me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, pasi dyshohen për përfshirje në trafikimin e klandestinëve.

Në pranga kanë rënë Jorgji Kuvarati, Erius Hajdari, Arzen Bregasi dhe Lamela Berlat, ndërsa personi i pestë ndodhet ende në kërkim.

Arrestimet janë kryer nga Policia e Shtetit në zbatim të urdhrave të lëshuar nga SPAK, ndërsa të dyshuarit pritet të përballen me procedurat e mëtejshme ligjore.

Hetimet për çështjen vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›