E Martë, 3 Nëntor 2026

Kontrollet në pishina, përgjegjës të certifikuar dhe monitorim për cilësinë e ujit

Për inspektoratin shtetëror shëndetësor Shkodër kontrolli i cilësisë së ujit në pishina dhe plotësimi i kushteve higjieno-sanitare është në fokus të punës së tyre përgjatë kësaj periudhe.

“Të gjithë janë pajisur me akt miratimin e kushteve higjieno-sanitare, vazhdojmë me insistim inspektimin në të gjitha pishinat e qarkut tonë”, u shpreh Gjekë Sokoli, Kryeinspektor ISHSH Shkodër.

Sokoli apelon drejt subjekteve që të mos neglizhojnë plotësimin e kushteve në pishina pasi monitorimet do të jetë të vazhdueshme.

“U bëjmë thirrje të gjitha subjekteve që të respektojnë dhe të zbatojnë kushtet higjieno-sanitare. Një vëmendje të veçantë duhet të ketë pajisja me personin përgjegjës i licencuar nga ministria dhe federata e notit dhe ti kushtojnë rëndësi të veçantë dezinfektantëve që përdoren për pishinat”, u shpreh Sokoli.

Risi këtë vit është fakti se çdo pishinë duhet të ketë përgjegjësin e saj të certifikuar. Të gjitha subjektet që operojnë edhe me pishina duhet të kenë një regjistër, i cili tregon kryerjen e analizave fiziko-kimike dhe atyre bakteriologjike të ujit, nivelin e klorit në pishinë, rregulloren e brendshme për pishinat në gjuhën angleze.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›