Universiteti “Fan S.Noli” në Korçë, Fakulteti i Shkencave Natyrore e Humane çel drejtimin “Shkenca Politike”

Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Humane në Universitetin “Fan S.Noli” në Korçë për vitin akademik 2024-2025 i shtohet një program i ri studimi. Bëhet fjalë për drejtimin “Shkenca Komunikimi” program bachelor 3 vjeçar. Ai do të vijë si riorganizim i programit “Filozofi-Sociologji”
Ky program studimi do të ketë 180 kredite dhe do të shtrihet në 3 vite akademike në gjuhën shqipe, me formë studimi me kohë të plotë.
Burime në këtë Fakultet bëjnë me dije se nota mesatare hyrëse në këtë drejtim studimi do të jetë 6.5.
Programi “Filozofi-Sociologji” ofron mundësinë për të punuar në disa fusha si: punësim në administratën publike, në nivel vendor dhe qendror, në nivelin politik të vendimarrjes dhe në drejtoritë apo departamentet që merren drejtpërdrejt me hartimin dhe zhvillimin e politikave, punësim në administratën publike si nëpunës civil në të gjitha nivelet e administratës, ndjekjen dhe avancimin në karrierën diplomatike dhe atë të gazetarisë, punësim në organizata kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai ofron mundësi karriere si analist politik në median e shkruar dhe atë vizive si dhe zhvillimin e platformave të komunikimit politik për partitë politike e më gjerë.
Në përfundim të këtij programi lëshohet diplomë “Bachelor” referuar nivelit 6 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve.
/ rtsh.al /