Kontrolli, deputetë të PS në Ministrinë e Mbrojtjes
TIRANË- Disa deputetë të Partisë Socialiste i janë drejtuar sot Ministrisë së Mbrojtjes për të marrë një përgjigje zyrtare lidhur me shqetësimin e shprehur për bllokimin e kontrollit ne kete ministri.
Nje dite me pare, deputeti i PS-se, Erjon Brace akuzoi Ministrin e Mbrojtjes Arben Imami, “se konsumoi nje akt te paprecedent, kur i kerkoi Sali Berishes dhe Jozefina Topallit te ndalin dhe pengojne nje kontroll te plote te Komisionit te Sigurise Kombetare te Kuvendit qe niste ne Ministrine e Mbrojtjes!”
Sipas tij, kontrolli demokratik mbi Forcat e Armatosura eshte nje prej parimeve kryesore kushtetuese ne demokraci!
Deputetet i janë drejtuar paraditen e sotme ministrisë, por janë njoftuar se për shkak të zhvillimit të një ceremoni do të lejohen të hyjnë pak më vonë, kur të mbarojë aktiviteti.
Deputetet e PS-së kanë deklaruar se ata janë ndeshur me një refuzim të vazhdueshëm lidhur me këtë shqetësim, edhe kur kanë kërkuar shpjegime në komisionin e Sigurisë.