PE uron Nishanin: Pavarësisht dështimit për konsensus ju besojmë
Tiranë- Martin Schulz në emër të Parlamentit Evropian e ka uruar presidentin e sapozgjedhur Bujar Nishani për detyren e re duke e cilësuar procesin e zgjedhjes së tij si një dështim të liderve politik për të arritur tek një kandidaturë konsensuale.
Pavarësisht dështimit keqardhes të liderëve kryesor politikë të Shqipërisë për të arritur një marrëveshje për një kandidat konsensual, kam besim se ju do të punoni me të gjitha forcat politike të Shqipërisë për të forcuar dialogun mes qeverisë dhe opozitës, i cili është thelbësor për miratimin e reformës zgjedhore dhe parlamentare por edhe për plotësimin e 12 kritereve të Komisionit Europian. Mbetem optimist se ju do të jeni i aftë të ulni tensionet politike, të konsolidoni vendin dhe të ndihmoni Shqipërinë të marrë statusin e vendit kandidat në këtë vit të rëndësishëm dhe simbolik për popullin shqiptar’- tha Schulz në mesazhin e tij.
President i PE’së, Schulz përmes një mesazhi urimi deklaron se Shqipëria këtë vjeshtë duhet të kalojë patjetër testin për marrjen e statusit në BE.
Zgjedhja juaj vjen në një moment kritik, ndërsa Shqipëria këtë vjeshtë duhet të kalojë një tjetër test në rrugën e saj të integrimit europian. Kam besim se ju do të përfaqësoni unitetin e vendit, të promovoni dialogun mes forcave kryesore politike dhe do të garantoni ndarjen e pushteteve dhe sundimin e ligjit. Besoj se do të ndihmoni që populli të rifitojë besimin tek institucionet, çka ka dominuar dhe jetën politike shqiptare në kohë të ndryshme- thuhet në mesazhine Schulz.
/IDEA/