E Martë, 3 Nëntor 2026

Kontrolli post-legjislativ dhe Vlerësimi paraprak i riskut për korrupsion në legjislacion, dy mekanizmat e reja të Kuvendit

Kuvendi i Shqipërisë dhe fondacioni “Westminster” zhvilluan këtë të hënë (25 mars) një tryezë diskutimi  me temë “Rritja e rolit të legjislacionit dhe mbikëqyrjes së Parlamentit”.

Inkorporimi i këtyre mekanizmave në veprimtarinë parlamentare, rritja e efikasitetit, arritja e konsensusit politik, sipas kryeparlamentares Lindita Nikolla, është detyrë e Kuvendit të Shqipërisë.

Nikolla u shpreh se Britania e madhe po jep një mbështetje të madhe jo vetëm politike, por edhe financiare për forcimin e kontrollit legjislativ dhe fuqizimit të funksioneve të tjera të Kuvendit të Shqipërisë.

“Britania e Madhe mbetet një partner strategjik për Shqipërinë dhe po jep një mbështetje të madhe politike e financiare edhe në forcimin e kontrollit legjislativ dhe në fuqizimin e funksioneve të tjera të Kuvendit të Shqipërisë.

Angazhimi dhe mbështetja politike që Kuvendi i jep kontrollit parlamentar dhe luftës kundër korrupsionit.

Përfshirja e këtyre dy instrumenteve të reja, kontrollit post-legjislativ dhe vlerësimit preventiv të korrupsionit në rregulloren e Kuvendit është i rëndësishëm për të siguruar transparencën parlamentare dhe gjithëpërfshirjen e konsultimin me aktorët e shoqërisë civile.

Tashmë që kjo punë po konsolidohet, është detyra jonë që të inkorporojmë këto mekanizma në veprimtarinë parlamentare dhe të sigurojmë pronësinë e Kuvendit në zbatimin e tyre, të arrijmë konsensusin politik dhe të rrisim efikasitetin e zbatimit të tyre nëpërmjet sinergjisë mes komisioneve parlamentare dhe shërbimeve ligjore e teknike të Kuvendit.

Kjo do shtrojë nevojë e rishikimit në kohën e duhur të rregullores së Kuvendit për të siguruar që kontrolli post-legjislativ dhe vlerësimi preventiv i korrupsionit të jenë pjesë e natyrshme dhe e përditshme e veprimtarisë parlamentare”, tha Nikolla.

Kryeparlamentarja vuri theksin te nevoja për rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përmirësimin e monitorimit të nga ana e komisioneve parlamentare për vlerësimin e projektligjeve në mënyrë sa më efikase dhe në përputhje me metodologjitë e reja.

Ajo kërkoi gjithashtu, shtimin e burimeve financiare për programe që vijnë në ndihmë të fuqizimit të veprimtarisë parlamentare.

“Duhet të rrisim bashkëpunimin ndërinstitucional dhe të përmirësojmë monitorimin nga ana e komisioneve parlamentare për vlerësimin e pr.ligjeve në mënyrë sa më efikase dhe në përputhje me metodologjitë e reja.

Do kërkoja shtimin e burimeve financiare për programe të fuqizimit të veprimtarisë parlamentare në vitet që pasojnë”, përfundoi Nikolla.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›