E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konventa Kombetare e PS-se

Partia Socialiste nisi Konventën 2-ditore që ka si moto “Bashkë për një fitore plebishitare që sjell ndryshim rrënjësor”. Tre janë elementët përbërës të saj: prezantimi i koalicionit për Shqipërinë Europiane dhe dalja përpara publikut bashkarisht të 140 kandidatëve socialistë për 12 qarqet. Kurse paraditen e së hënës, Konventa do të vijojë me prezantimin e programit të PS-së.

Pak përpara nisjes së Konventës, Top-Channel e pyeti kryesocialistin Edi Rama për rëndësinë e saj. “Cdo ballafaqim zgjedhor ka edhe momentin e shpalosjes së programit. Me këtë konventë i bëjmë jehonë koalicionit më të madh që është krijuar ndonjëherë dhe programit që është më i detajuari që një forcë politike ka pasur në këto dy dekada”, deklaroi kreu i PS-së. Konventa u hap me me një letër përshëndetëse nga patriarku i socialistëve, shkrimtari Dritëro Zgjedhjet 2013Konsulenca e Bler për RamënTopalli në PostribëBerisha: 23 qershori, votë për integrimin Agolli, i cili shprehu nevojën madhore të një rotacioni dhe fitoren e opozitës. Ndërsa, ish-presidenti Rexhep Meidani deklaroi se “qeveria e ardhshme nuk duhet të kthehet në burim problemesh”. Më pas, të gjithë kryetarët e Aleancës për Shqipërinë Europiane përshëndetën konventën. “Populli shqiptar i dha një votë plebishitare ndryshimit rrënjësor në vitin 1992. Në 23 qershor, populli shqiptar me një tjetër votë plebishitare do të mbyllë kapitullin e rrënimit dhe do të hapë kapitullin e shpresës dhe ëndrrave që do të bëhen realitet me Shqipërinë Europiane”, theksoi Rama. Kreu i LSI-së, Ilir Meta, deklaroi: “Bashkimi i së majtës është një aksion politik për forca politike europiane dhe për misionarë të së nesërmes europiane. Edhe pak javë na ndajnë nga fitorja historike dhe plebishitare e 23 qershorit.”   Edhe kreu i PLD-së, Spartak Ngjela, u shpreh i sigurt për ndryshimin e qeverisjes më 23 qershor, ndërsa tha se opozita e bashkuar do i japë fund errësirës: “Dhëntë Zoti që kjo të jetë beteja e fundit ndaj marrëzisë totalitare.” “Shumë persona mund të thonë që është mision i lehtë për opozitën kur ka përballë koalicionin e papunësisë dhe dështakëve të integrimit, por është misioni më i vështirë”, tha Vangjel Dule i PBDNJ-së. Paskal Milo u shpreh: “T’i japim Shqipërisë ndryshim cilësor. Kjo konventë nuk është thjesht një manifestim zgjedhor që e bëjmë në prag të fushatës. Është përpjekje që ëndrrat dhe aspiratat e shqiptarëve të gjejnë realizim të plotë. Ekipi ynë do jetë i ndryshëm. Kjo konventë hap rrugën e suksesit tonë. Nuk ka rrugë tjetër vetëm ai ajo e fitores së opozitës.” / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›