Danimarka eshte fituesja e radhes ne Eurovizion

Juria dhe teleshikuesit e Eurovizion 2013 kanë vlerësuar 20 vjeçaren daneze me çmimin e parë për këtë vit. Kënga e dashurisë që buronte nga shpirti, këto ishin komentetet u përcollën nga një zë që jo pak e krahasuan me Shakirën.
Emeli mori plot 281 pikë dhe pse në skenë kishte konkurentë të fortë si rikthimi i Boni Tajler apo këngës armene të shkruar nga kitaristi i grupit Blek Sabat. Por dhe një numër i veçantë pop opera nga përfaqësuesit e Rumanisë.
"Eshtë e mrekullueshme për mua që fitova në Suedi. Jam gjysmë suedeze, babai im ishte suedez, ai do të ishte shumë krenar. Dua të them se është si vendlindja ime e dytë dhe është mahnitëse që fitova këtu”, u shpreh ajo.
De Forest u ndoq në renditje nga Azerbajxhani me 234 pikë dhe nga Ukraina me 214 pikë.
Edicioni i 58 i Evrovizionit këtë vit ka shënuar më shumë se 125 milion teleshikues.
Ka qenë pikërisht futbollisti Zlatan Ibrahimovic që ka përshëndetur në videon e hapjes.