Konventa e PD-se per Rinine Berisha Gjithcka per punesimin tuaj
“Jam këtu për t’u zotuar me solemnitet do bëjmë gjithcka për punësimin tuaj”. Ka qenë ky premmtimi i kryeministrit Sali Berisha në konventën e Partisë Demokratike për Rininë.
“Garantoj çdo të ri të re papunë se papunësia e tij është brenga jonë shpitërore, përkushtimi ynë dhe se katër vitët që vijnë, vitet e punësimit më të madh të rinjve në historinë e vendit”- premtoi kryeministri.
Gjatë fjalës së tij në konventë Berisha iu drejtua të rinjve se tek ata qëndron suksesi i radhës i PD-së.
“Nuk kam moshën tuaj, por foca e pathyeshme eimja qëndron ën zemrat tuaja. Përkushtimi im në vizio in tuaj. Jemi frymëuar nga ju, udhëhequr nga ju I vendosur t’u ndjek ju hap pas hapi deri në shndërrimin e ëndrrave tuaja fisnike në realitet.
Ai më tej shtoi se pavarësisht se nuk ka moshën e tyre ndjehet po aq i ri sa ata.
“Nuk kam moshën tuaj në votë, por jemi bashkëmoshatërë në liri. Mosha jonë e lirisë është e njëjtë.”
Topalli: Rama detyron deputetët të thonë jo për asgjë
Kryeparlamentarja akuzoi kreun e opozitës se bllokon integrimin, duke detyruar deputetët të thonë jo për asgjë.
“Nuk i tha jo për arsye morale, sidomos pas koalicionit të kartës së pazareve dhe as për arsye logjik. I tha jo, sepse personi i vetëm por të cilin shqetësohet është vetja dhe puna e tij. Rama tha jo thjesht ka votuar kundër cdo ligji dhe reforme dhe buxheti, por në përgjithësi sulmon, arsimin, të rinjtë pedagogët. Nuk ka nguruar të sulmojë gjithë sistemin arsimor, deri dje, të drejtën e arsimit mund të merrje jo vetëm se ishe më i zoti, por pasi partia e Edi Ramës vendoste nëse je i denjë për të vijuar shkollën e lartë. Ne nuk do i kthehemi këtyre ideve të dështuara që mbajtën peng rininë shqiptare ne ecim para”, u shpreh Topalli,
Fjala e Topallit u ndërpre nga mbërritja e kryeministrit të vendit Sali Berisha, i cili u prit me brohoritje nga salla “Fitore Fitore”, gjë që përlotin kryetarin e kësaj partie z. Sali Berisha.
“Kam kaq vite dhe të tillë nuk kam parë asnjëherë një sallë kaq plot. Sot jemi aq shumë, më besimtarë se asnjëherë tjetër, sepse ne duam Shqipërinë, dhe ju jepni besimin dhe ju do e realizoni” shtoi Topalli.
Bregu: Nëse do kishim marrë statusin, do kishim më shumë studentë jashtë
Konventa e Partisë Demokratike për Rininë u zhvillua pasditen e sotme në Pallatin e Kongreseve. Në një aktivitet madhështor ku merrnin pjesë qindra të rinj nga mbarë vendi ministrja e Integrimit Majlinda Bregu theksoi se nëse do të kishim marrë statusin, do kishim më shumë studentë që do të studionin jashtë dhe 76 milionë euro më shumë.
Basha: Më 23 qershor zgjidhni PD-në
Kryetari i Bashkisë Tiranë Lulzim Basha theksoi se Partia Demokratike ka zgjedhur si prioritet rininë, ndaj i bëri thirrje që me 23 qershor të zgjedhin PD-në si alternativë.
Kryebashkiaku sulmoi paraardhësin e tij, Edi Rama, duke e akuzuar se mund të bënte me shumë .
“Ai kishte çdo mundësi për ta bërë Tiranën qytet modern e europian, por bëri një zgjedhje tjetër, zgjodhi të fokusohej tek ambicia e tij personale. Kjo është arsyeja pse e refuzuan me votë më 8 maj”- u shpreh Basha.
Zëdhënësja e selisë blu Laura Vorpsi në fjalën e saj në këtë konventë vijoi akuzat ndaj kreut të selisë rozë. Sipas saj Rama nuk ka një plan për rininë dhe për ata që studiojnë më shumë.