E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet me arme zjarri ish boksieri Adrian Levanti ne zonen e Unazes se Re

Ardian Levanti, 28 vjeç, baba i dy fëmijëve është qëlluar për vdekje 7 herë me pistoletë në hyrjen e një pallati në zonën e Unazës së Re në Tiranë. 

Policia dyshon se krimi ka lidhje me një plagosje me thikë të ndodhur në të njëjtin pallat, ngjarje në cilën ka patur një të plagosur ndërsa policia arrestoi vëllanë e Levantit.

Burimet thanë se kanë qenë 3 persona që e kanë pritur në mesnatë Levantin në hyrjen e pallatit. 

Nga të sharat e dëgjuara dyshohet se ka patur një grindje mes tyre dhe duke tentuar të ikë Levanti është ngjitur deri në katin e 7 të pallatit por pa mundur t’u shpëtojë plumbave. 

Dëshmitarët thanë se u dëgjuan fillimisht 3 të shtëna, pastaj 2 dhe prapë 2, të cilët duhet të ishin të shtënat e sigurisë për vrasjen e 28 vjeçarit.

Ish boksieri Levanti, vitet e fundit ka punuar si badigard ndërsa 1 vit më parë u arrestua si personi që mbronte hajdutët e xhepave në Tiranë. 

Burimet policore thanë se grupi hetimor është përqëndruar në pistën e hakmarrjes për plagosjen e muajit të kaluar. Vëllai I Levantit, I arrestuar nga policia u lirua më pas nga gjykata dhe ky veprim dyshohet se ka ndezur ndjenjën e hakmarrjes tek familja e të plagosurit. 

Dy familjet jetojnë në të njëjtën hyrje dhe veç një kat I ndan nga njëri-tjetri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›