E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kopenhagë, Kina kërkon sinqeritet nga vendet e zhvilluara

Ministria e Jashtme e Kinës, nëpërmjet një konference për shtyp, kërkoi që vendet e zhvilluara të ndihmojnë vendet më të prapambetura duke i transferuar atyre teknologjitë e përparuara.

"Kina beson se çelësi për suksesin e konferencës ndërkombëtare për klimën, mund të arrihet duke ndjekur principet e përcaktuara në protokollin e Kiotos dhe në samitin e Balit. Pra, principet që përcaktojnë se, vendet më të pasura duhet të angazhohen konkretisht dhe duhet të marrin masa detyruese për të parandaluar mbingrohjen e planetit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme kineze.
     
Gjithashtu, konfirmohet edhe pjesëmarrja e kryeministrit, Ëen Jiabao, në punimet e konferencës.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›