E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, 100 të vdekur nga pesë shpërthime bombash

Të paktën 100 persona gjetën vdekjen dhe 182 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga shpërthimet e njëpasnjëshme.

Autoritet thanë  se pesë shpërthime goditën kryeqytetin irakian, Bagdatin, duke lënë pas viktima të shumta. Bilanci i viktimave është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, e cila ka deklaruar se viktimat mund të rriten sërish. Shpërthimet që ndodhën brenda pak minutash kanë krijuar një situatë kaotike. Shpërthimet ndodhën në qendër të qytetit, në afërsi të ndërtesave qeveritare.

Një ngjarje e tillë ndodh në një kohë që Iraku po shkonte drejt stabilizimit të situatës, ku dhuna gjatë muajve të fundit kishte rënë ndjeshëm.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›