Kopenhagë, mbi 100 të arrestuar përpara “Bella Center”
"Manifestuesit janë arrestuar pranë stacionit të metrosë së ‘Bella Center’, në periferi të Kopenhagës nga policë të shoqëruar me qen", bari të ditur policia vendase në një deklaratë për shtyp.
Të arrestuarit bënin pjesë në një grup manifestuesish të mbledhur pranë “Bella Center” në përpjekje për të hyrë nga pjesa e pasme në rrethimit prej më tepër se gjashtë kilometrash nga oborri i qendrës së konferencave.
"Qëllimi ynë është të hyjmë pa dhunë nga rrugë të tjera në Bella Center", deklaroi Peter Nielsen, një zëdhënës i militantëve në TV2 Neës.
Rreth 800 persona, sipas një vlerësimi të një gazetari të AFP-së, janë përpjekur të kalojnë ato pak metra që ndajnë stacionin e metrosë nga hyrja për në zonën e konferencës, por u ndaluan nga një dispozitiv policor.
Manifestuesit u shpërndanë në përpjekje për të çorientuar forcat e sigurisë, por pa sukses.