E Diel, 1 Nëntor 2026

Prizren, kandidati i LDK-së shpallet fitues

Shefi ekzekutiv i KKZ-së në Prizren, Nysret Bytyçi ka deklaruar për mediat se gjatë futjes së materialit në të dhënat e votimeve në kompjuter janë bërë disa gabime teknike.  

Bytyçi thekson se me ndryshimin e këtyre gabimeve LDK-ja rezulton fituese në Prizren me 8 vota më shumë se PDK. Ai tha se këto të dhëna u janë dërguar edhe KQZ-së në Prishtinë.

Por, shefi i Shtabit Zgjedhor të PDK-së në Prizren, Zafir Berisha, menjëherë ka akuzuar Bytyçin, se po përpiqet të manipulojë rezultatin preliminar, të shpallur nga KQZ-ja, sipas të cilit Ramadan Muja kishte 42 vota më shumë se Hanefi Muharremi, pa rezultatin e votave të kushtëzuara.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›