E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koplik Berisha Shembje e perdes se hekurt te diktatures

Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha vleresoi heqjen e vizave per Shqiperine si arritjen me te madhe per lirine e shqiptareve qe shenoi shembjen e perdes se diktatures. Heqja e vizave perben pas shembjes se perdes se hekurt te diktatures arritjen me te madhe per lirite tona te femijeve tane dhe te brezave qe vijne. Heqja e vizave shnderron ne nje realitet te prekshem idealin evropian te qytetareve shqiptare. Por heqja e vizave per ne shqiptaret eshte edhe fundi i nje brenge te madhe sa kjo toke brenge e krijuar nga diktatura e cila i varferoi ne ate shkalle ekstreme shqiptaret dhe beri qe ata lirine hapjen e dyerve te lirise renien e perdes se hekurt.Jane me dhjetera e qindra familje shqiptare qe shuajne mallin qe perqafojne te dashurit e tyre femijet e tyre niperit dhe mbesat e tyre te cilet per shkak te vizave nuk kane pasur mundesi ti takojne. Heqja e vizave eshte nje epoke e re per cdo shqiptare bene Shqiperine njerin prej vendeve me te besueshme - tha Berisha gjate vizites se bere ne Koplik ku u perurua nenstacioni elektrik me nje vlere prej 11 milione eurosh. Per Berishen ky investim ka nje rendesi te madhe per te gjithe Malesine e Madhe. Dua tju pershendes vellazerisht ju dhe te gjithe banoret e kesaj malesie te mire. Te shpreh kenaqesine time se sot inauguruam ndertimin e nenstacionit elektrik nje investim total prej 11 milion eurosh i cili fuqizon furnizimin me energji te Malesise se Madhe dhe te Shkodres dhe garanton cilesi te re ne te gjithe parametrat e ketij furnizimi - u shpreh Berisha. Por sipas tij shume shpejt Kopliku dhe e gjithe Malesia e Madhe do te kene infrastrukturen me moderne ne vend dhe rruge te reja te asfaltuara. Shume shpejt ne do te cojme rrugen ne cdo skaj te bukurive mahnitese te malesise suaj. Shume shpejt do te bejme qe ju te keni nje infrastrukture nder me modernet rruge te reja te asfaltuara ujesjelles kanalizime shkolla moderne qendra shendetesore por nga ana tjeter une ju jap juve fjalen se qeveria do te subvencionoje cdo rrenje vreshti ulliri geshtenje arre shege molle qe ju do te mbillni per te permiresuar jeten e familjeve tuaja - nenvizoi kreu i qeverise. Ky takim i Kryeministrit Berisha ne Koplik ishte ne vazhdimesi te takimeve te zhvilluara nga ai ne veriun e vendit per inaugurime te nje sere investimesh publike te realizuara nga qeveria.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›