Korça Marathon 2026, mes energjisë së garës dhe bukurisë së qytetit

TIRANË, 18 shtator /ATSH/ Korça po bëhet gati për një tjetër festë të madhe sportive, në vitin kur qyteti mban titullin “Qyteti Evropian i Sportit 2026”.
Më 20 shtator, maratona “Korça Marathon” do të sjellë energjinë, garën dhe emocionin e sportit, ndërsa pjesëmarrja në garat 3 km, 5 km dhe 21 km do të jetë e lirë.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video nga përgatitjet e maratonës, ndërsa u shpreh se të dielën, Korça do të vrapojë nën ritmin Korça Marathon 2026 mes energjisë së garës dhe bukurisë së qytetit.
Të dielën, rrugët e Korçës kthehen në një pistë plot energji, emocion dhe sfidë!
Pjesëmarrësit në këtë garë i bashkon pasioni për vrapin me bukurinë e qytetit, në një ditë të mbushur me momente për t’u mbajtur mend.
/e.i/j.p/r.e/