E Diel, 1 Nëntor 2026

KF Tirana kërkoi të shlyente dënimin e tifozëve me gjobë, Disiplina e rrëzon sërish

TIRANË, 18 shtator /ATSH/ Klubi i Futbollit Tirana njoftoi sot se ka paraqitur pranë organeve kompetente të FSHF-së kërkesën për konvertimin e pjesës së mbetur të masës disiplinore për ndeshjen KF Tirana – AF Elbasani, e cila parashikohet të zhvillohet pa spektatorë.

Sipas njoftimit, KF Tirana thekson se ka përmbushur kushtet e parashikuara për kërkimin e konvertimit, përfshirë shlyerjen e detyrimit financiar përkatës.

Megjithatë, me vendimin e datës 18 shtator 2026, kërkesa e klubit është refuzuar dhe masa disiplinore është lënë në fuqi.

KF Tirana bëri të ditur se po vijon procedurat institucionale për kundërshtimin e këtij vendimi.

Klubi njoftoi se po komunikon me organet përkatëse të FSHF-së dhe ka paraqitur argumentimin e plotë juridik, duke kërkuar rishqyrtimin e vendimit në përputhje me dispozitat e Kodit të Disiplinës dhe Etikës.

/m.q/a.f/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›