Korça e pastërtisë, banorët transformojnë lagjen duke i shtuar edhe gjelbërimin

Sipërfaqet e gjelbëruara minimizohen çdo ditë, por në Korçë banorët janë angazhuar vetë për t’i shtuar apo mirëmbajtur ato.
Tomor Hoxha është nismëtari që ka transformuar rrugicën e lagjes 14 ku ai jeton, duke pikturuar rrugën me motivacione të larmishme por edhe duke mbjellë një shumëllojshmëri lulesh.
“Pastërtia është mbi të gjitha”, thotë Hoxha ndërsa na shpjegon se këtë nismë e ka ndërmarrë prej 5-vitesh dhe dëshiron ta përcjellë ndër breza.
Githashtu, ai u bën apel të gjithë qytetarëve, që ky shembull të ndiqet në çdo lagje të Korçës
Në nismën e tij Tomori gjeti edhe mbështetjen e fqinjëve. Njëri prej tyre, dikur një ushtarak, është Rami Sulellari. Ai na rrëfen se ky rregull, me të cilin mbajnë ambientin përreth, tërheq vëmendjen e të gjithë kalimtarëve
Mesazhi që këta banorë përcjellin, është që pastërtia dhe rregulli të mbizotërojë në çdo cep të Korçës, një qytet i cilësuar si Korça e pastërtisë dhe kulturës.
/rtsh/