Korça, qyteti më numrin më të madh të vetëvrasjeve, 12 në 5 muaj
Korça është një nga qytetet që ka numrin më të madh të vetëvrasjeve. Vetëm dy ditët e fundit në shkallë rrethi kanë ndodhur dy vetëvrasje. Një i ri student në Pogradec, Ervis Josifi që u gjet i vetëvarur nga familjarët. Dhe një i ri tjetër 21 vjeç, Gerond Dushku, nga Podgoria, një fshat i Korçës, i vetëvarur në ambientet e shtëpisë së tij. Të dy vetëvrasjet kanë ndodhur për shkak të një depresioni të thellë. Para se të kryenin vetëvrasje të rinjtë kanë shfaqur shenja veçimi, tipike për ata që vuajnë nga depresioni. Por me sa duket nuk janë marrë seriozisht, dhe nuk është bërë diçka për t'i paraprirë fatkeqësisë.
Numri i vetëvrasjeve në rritje, veçanërisht në qytetin e Korçës e kanë renditur atë ndër të parin në shkallë vendi për sa i përket këtij fenomeni. Kjo pasi statistikat e nxjerra nga rajoni i policisë, vetëm 5-mujorin e fundit, në rrethin e Korçës janë shënuar 12 vetëvrasje, kryesisht nga moshat e reja. Ndërsa kanë qenë dy vetëvrasjet e fundit, që e kanë radhitur rajonin e Korçës, një ndër rajonet e para në shkallë vendi, për sa i përket vetëvrasjeve