E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend-Seanca, Balla:"Berisha të japë llogari për Sefgjinin dhe Gërdecin"

 Ka nisur seanca parlamentare e Kuvendit të Shqipërisë. Saanca plenare do të ketë 60 minuta diskutim të lirë nga deputetët e pozitës dhe opozitës. 

Ora 20:20

Braçe: "Berisha të vijë në Kuvend, të japë shpjegime per deklarimet e pasurive të ministrave"

Në fjalën e tij të mbajtur sot në Kuvend, nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së Erjon Braçe foli për projektligjin për pastrimin e parave. Brace tha: " Ky ligj është miratuar në vitin 2003, nuk është një ligj i ri. Megjithatë PS-ja ka kontribuar në 4 drejtime kryesore në këtë projektligj në komsionin e Ekonomisë". Ai foli gjithashtu se një pikë e rëndësishme është edhe deklarimi i pasurive të ministrave, ku mund të fshihen para të pista.

"Ne deklarimet për pasuritë e ministrave gjeta kredi deri ne 300 milionë euro me këst mujor me 3100 euro që nuk mund të paguhen me rrogat e deputetit. Prandaj kërkova interpelancë me Berishën. Është mirë që të vijë kryeministri këtu që t'ia them edhe atij" – ka deklaruar Braçe.

"Janë çështje që u interesojnë shqiptarëve, ne e kemi dhënë miratimin për këtë ligj detyra juaj është që ta zbatoni", përfundoi deputeti i PS-së

Ora 19:48

Kryetarja e parlamenit Jozefina Topalli kaloi në rendin e ditës për votim të projektligjeve për parandalimin për pastrimin e parave të pista. Ndersa para se deputetet te votojne Edmond Spaho, kreu i komisionit të Ekonomisë tregoi se ky ligj është ndryshuar për shkak të shtimit të kërkesave që kanë dalë të domosdoshme për ndryshimin e këtij ligji. Komisioni është i mendimit se projektligji thellon dhe parandalon pastrimin e parave.Ora 19:20

Balla: "Berisha duhet të japë llogari për Sefgjinin dhe për Gërdecin"

Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend foli për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. "Sali Berisha ka gisht në zhdukjen dhe torturimin e Remzi Hoxhës. Berisha po mbron Arben Sefgjinin (i pandehur në dosjen 'Remzi Hoxha'). Ai duhet të japë llogari se përse po mbron Sefgjinin. Nuk mund të mbrohet një pëerson që akuzohet për vrasje. Ai duhet të japë shpjegime për këtë çështje"- u shpreh Balla.

Një ndër gjërat e tjetra që kryeministri shqiptar duhet të japë llogari sipas Ballës, është tragjedia e Gërdecit. "Berisha është akuzuar publikisht se e ka mbrojtur Delijorgjin duke i dhënë 48 orë kohë që të fshihte provat. Berisha duhet të vijë dhe të japë llogari me shkrim për këtë tragjedi" -tha ai. Balla e mbylli fjalën e tij duke e quajtur qeverinë Berisha si qeverinë e mashtrimit.

Seanca ka filluar me deputetin e Levizjes Socialiste per Integrim Dritan Prifti. i cili ka folur per pensionistet.18:30

Dritan Prifti: "Jam shumë i shqëtësuar për pensionistët"

Ka marrë fjalën deputeti i LSI-së Dritan Prifti, i cili ka folur për situatëne pensionstëve në Shqipëri. "Jam shumë i shqetësuiar për pensionistët"- ka thënë ai duke përmendur veçanërisht pensionistët në fshat ku rritja e çmimeve është e madhe dhe të ardhurat e tyre janë të vogla. Ai përmendi rritjen e çmimeve të plehrave kimikë dhe të farave që përdorin fshatarët për mbjellje. Sepse janë pikërisht rritjet e çmimeve që i kan dëmtuar pensionistët, pasi të ardhuart e tyre nga pensionet janë të vogla për të përballuar koston e jetesës në Shqipëri që është rritur ndjeshëm muajt e fundit. Prifti përmendi edhe rritjen e inflacionit që është më shumë se 5 përqind. 

Ora 18:40

Flamur Hoxha deputeti i PS-së në fjalën e tij të mbajtur në Kuvend, foli për prodhimin bujqësor dhe për problemet e mëdha që ka ky sektor për sa i përket shpenzimeve që i duhet të përballojë. Hoxha tha se numri i eksporteve vendase nuk është i madh ne vend dhe kjo është në dëm të fermerëve shqiptarë. Ai tha gjithashtu se fermerët shqiptarë hasin vështirësi në bujqësi, për shkak të rritjes së çmimeve dhe për shkak të mosmbështjes financiare nga qeveria në këtë sektor.

Ora 18:47

Gjana: "Në Shqipëri nuk ka hyrë vaj i përzier me lubrifikant"

Ka reaguar duke replikuar minisitri i Bujqësisë Jemin Gjana për lajmin e dhënë nga gazeta greke Tanea, e cila deklaroi se ndër 16 firmat që i kishin marrë vaj nga jashtë, ishte edhe një firmë shqiptare korçare. Gjana tha që kjo është një mashtrim mediatik, nuk ka asnjë vaj që të ketë rezultuar i përzier me vaj lubrifikant. Pasi vaji është analizuar nga dy laboratore. Ai replikoi edhe me deputetin e PS-së Flamur Hoxha se duke thënë se 'në Shqipëri nuk mbillet, kjo është një mashtrim'.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›