E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, aksidentohet duke prerë dru, vdes 30-vjeçari

KORÇË- Vdes aksidentalisht ndërsa priste dru në pyll një 30- vjecar në Maliq.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, ndërsa 30- vjecari me iniciale S.M ka qenë duke prerë dru në pyllin e fshatit Velcan, por është zënë poshtë nga një pemë.

Plagët e marra i shkaktuan vdekjen të riut, i cili ka mbërritur i pajetë në spitalin e qytetit të Maliqit.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›