Përmbarimi i nxjerr nga banesa, Basha: Do mundësojmë strehimin në banesa me qira
TIRANE - 14 familjet që u nxorën jashtë banesave nga Përmbarimi, në rrugën "Margarita Tutulani" në kryeqytet, vijojnë edhe sot grevën e urisë. Aktualisht mësohet se grevën po e vazhdojnë 10 banorë, pasi 4 të moshuar janë detyruar ta ndërpresin atë për shkak të problemeve shëndetësore. Katër të moshuarit, mbi 60 vjeç, kanë shfaqur probleme me tensionin dhe zemrën dhe janë dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Grevistja e 10-të është një tjetër banore e ndërtesës Trubullira Shalsi, e cila iu bashkua grevistëve të tjerë rreth mesditës së sotme. Ajo pretendon se është pronarja e kësaj ndërtese, për të cilën disponon dokumente një tjetër person. "Dua të njihem si pronare, banorët le të jetojnë aty", thotë ajo.
Sipas saj, ndërtesa është në pronësinë e të atit, Jakup Shalsi. “Babi im u pushkatua në kohën e komunizmit”, shprehet ajo.
Të gjendur të një situatë të pashpresë, këto familje kanë parë si rrugëzgjidhje të vetme aktin ekstrem të grevës së urisë. Mësohet se grevën e urisë e nisën 13 persona, të cilët u ngujuan në pjesën që shërbente si verandë banese. Banorët që kanë hyrë në grevë i bëjnë thirrje ambasadorit amerikan, Aleksandër Arvizu dhe Avokatit të Popullit, Ilgi Totozani, që të ndërhyjnë për tu ardhur në ndihmë.
“Po na i vjedhin shtëpinë hajdutët, ata duhet të përgjigjen para ligjit se kanë bërë shumë dëme karshi nesh. Na torturuan, na shkatërruan nga gjendja shpirtërore dhe ekonomike. I bëj thirrje edhe të gjithë banorëve që janë përvëluar kështu si ne, që të vijnë të na mbështesin këtu.”- shprehet njëra nga banoret që ka hyrë prej dy ditësh në grevë urie.
Banorët kanë deklaruar se kërkojnë ndërhyrjen e shtetit në këtë situatë, sepse shumë prej tyre nuk kanë ku të strehohen, pasi nuk kanë vendbanime. Madje, situata është bërë edhe më problematikë në momentin që godinës i kanë dalë dje pronare të reja, dy vajzat e Jakup Shalsit të sapokthyera nga Italia, të cilat pretendojnë pronësinë mbi godinën krahas një tjetër pretendenti, që u shfaq para banorëve pak ditë më parë, në nisje të konfliktit.
Me kalimin e orëve banorët e irrituar dhe të lodhur kanë kërkuar mbërritjen e ambasadorit të SHBA, Aleksandër Arvizu, për t'i parashtruar problemin e tyre. Duket sikur shpresat u kanë sosur ndaj këmbëngulin ndërhyrjen edhe të ambasadorit, pasi sipas tyre, nuk kanë ku të fusin kokën.
KRYETARI I BASHKISË SË TIRANËS TAKON GREVISTËT
Kreu i Bashkisë, Lulzim Basha ka shkuar mesditën e sotme te banoret e ngujuar në greve urie, kundër vendimit të përmbarimit për t’i nxjerrë nga godina ku banonin prej vitesh. Kryebashkiaku ka dëgjuar shqetësimet e banorëve dhe është interesuar ëpr gjendjen e tyre shëndetësore.
Pas takimit në një prononcim për mediat, Basha premtoi se Bashkia e Tiranës do të mundësoj strehimin për një periudhë tranzitore në banesa me qira.
“Do mundësojmë strehimin për një periudhë tranzitore. Ju kemi ofruar banorëve mundësinë e tranzicionit në banesa me qira”, tha Basha.
GREVA
Mes një situate të tensionuar dhe të dhunshme, përmbaruesi privat ka nxjerrë disa ditë më parë jashtë një godine rreth 14 familje, të cilat nuk kanë pranuar për asnjë moment që të braktisin banesat e tyre. Por, situata është paraqitur tepër e dhunshme, pas konfliktit mes banorëve dhe përmbaruesit privat, gjë që u pasua me katër persona të lënduar. Për këtë situatë ka reaguar edhe Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve gjyqësorë privatë, e cila u ka bërë thirrje qytetarëve, institucioneve shtetërore e private dhe forcave politike që të mos pengojnë zbatimin e vendimeve gjyqësore. Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë u kërkon forcave politike që të mos ndërhyjnë në zbatimin e vendimeve të gjyqësorit për arsye elektorale.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Vijon greva e banorëve që u nxorën jashtë nga Përmbarimi, 4 të moshuar në spital VIDEO: Vijon greva e banorëve që u nxorën jashtë nga Përmbarimi