Korçë, aktorit Llazi Sërbi i jepet titulli "Nderi i Qarkut"
Korça i jep titullin "Nderi i Qarkut" birit të saj, aktorit të njohur Llazi Sërbo. "Artisti i Merituar" me 100 role në kinematografinë shqiptare dhe teatër është nderuar me titullin e lartë pas propozimit që ka ardhur nga një grup intelektulësh korçarë që gjeti mbështetjen e plotë në Këshillin e Qarkut.
Në një ceremoni me shumë miq të artistit mes të cilëve figurta të njohura si Vera Grabocka, Timo Flloko, Rajmonda Bulku etj, ky eveniment ka marrë përmasa të mëdha në qytetin juglindor ku është nderuar një artist i njohur këtij qyteti që bëri epokë në skenën e teatrit, por dhe të filmit shqiptar. Llazi Sërbo e ka nisur karrierën e tij në teatrin "Andon Z.Çajupi" të Korçës me dramën "Njolla të murme" e cila do të kishte regjinë e të madhit Mihallaq Luarasi. Sërbo pas kësaj do të interpretojë edhe në role të tjera kryesore në dramat e teatrit korçar "Të pamposhurit", "Mosha e bardhë", etj,. Por pas largimit të regjizorit Mihallaq Luarasi, Llazi Sërbo do të nisë një tjetër karrierë atë në kinematagrafi ku ka gdhendur role të jashtëzakonshme. Regjizorët më të njohur shqiptarë si Viktor Gjika, Pirro Milkani, Saimir Kumbaro etj, do të preferonin të kishin në filmat e tyre aktorin korçar që ishte kthyer në më të preferuarin e artistëve shqiptarë të kohës. Në numrin e madh të roleve do të veçoheshin fugura e Kreshnik Martinit në filmin "Operacioni i zjarrit", komandanti gjerman në filmin "Nusja dhe shtetrrethimi", apo personazhi i Dalanit në filmin "Yjet e netëve të gjata" etj,. Në vitin 1991 Llazi Sërbo është vlerësuar nga Presidenti i Republikës me titullin "Artist i Merituar".