E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, papunësia një problem i pazgjidhur

Megjithë sinjalet pozitive të rimëkëmbjes së ekonomisë si dhe rehabilitimit të tregut financiar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës papunësia mbetet ende problemi më shqetesues.
Papunësia është rritur ndjeshëm dhe në përqindje të ndryshme në shtete të ndryshme Amerikës. Ato variojnë nga 9.7 përqind në Kaliforni deri në 17.3 përqind në disa zona të Detroit.
Ndërkaq parashikimet janë ende të zymta përsa i përket këtij sektori të ekonomisë. Specialistët thonë se armatës së të papunëve do të vazhdojne t'i shtohen edhe mjaft persona të tjerë edhe për të paktën 6 mujorin e parë të vitit 2010-të.
Administrata amerkikane ka marrë një varg masash ekstreme për të përmirësuar gjendjen ekzistuese të papunësisë, por kjo e fundit mbetet ende një një problem i pazgjidhur.
Por sipas shumë specialistëve ekonomikë pritet që në vitin 2011-të të ketë disa përmirësime në fushën e papunësisë, si edhe shifrat të jenë në rritje.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›