E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, në pranga i dënuari me tre vite burg

Në pranga përfundoi Amarildo Fiqiri Hysenllari, 26-vjeç, me arsim 8 klasë, banues në Lagjen 17 të qytetit të Korçës.

Ai ishte shpallur në kërkim sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçe, me vendim të datës 26.12.2011, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”.

Ngjarja për të cilën akuzohet ky shtetas ka ndodhur ne dt.10.03.2011. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme. /Start/

                                                                                             2012-08-03 09:17
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›