E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, irlandezi rreh për spital gruan

Çifti kishte ardhur si turistë në Shqipëri, por pushimet duket se nuk u kanë shkuar edhe aq në paqe, pasi ata janë grindur në vijimësi.

Bëhet fjalë për shtetasin Pol  Doyle 63 vjeç, i cili ka dhunuar gruan e tij Natalia Doyle, 56 vjeçe, nga Dublini. Gruaja e denoncoi dhunën në polici, ku forcat e rendit e morën në pyetje për të sqaruar ngjarjen. Gruaja bëri edhe një vizitë në spital, ku përveç mjekimit, mor edhe një raport dhe më pas shkoi në polici.

Pasi u morën në pyetje, ata u lanë të lirë. Në fakt, i gjithë sherri kishte nisur për ndarjen e pasurisë së çiftit të moshuar, që ishte martuar pak kohë më parë, por duket se nuk u ka zgjatur shumë martesa. Tashmë, çifti do të udhëtojë për në vendlindje për t’i dhënë vulën përfundimtare të ndarjes. /Start/

                                                                                             2012-08-02 10:20
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›