Korçë,vret një person,"luftë" policisë

Ka vrarë një person dhe pasi ka shkëmbyer të shtëna me policinë, ka mundur të fshihet. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Podgorie, ku pas përplasjes me armë mes Reshit Adrit dhe Lulzim Lazes, ka mbetur i vdekur ky i fundit. Adri ka qëlluar me kallashnikov drejt Lulzim Lazes, 41-vjeç i cili vdiq menjëherë dhe trupi i tij u dërgua në morgun e qytetit. Adri nuk ka pranuar të dorëzohet dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë. Nga plumbat qorrë gjatë zjarrit ka mbetur e plagosur një grua. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, autori i vrasjes ka mundur të fshihet në një mal pranë fshatit Podgorie, 40 km larg Korçës.Aktualisht drejt vendngjarjes janë nisur tre furgona të forcave speciale të Reneas dhe një makinë e blinduar në përpjekje për të kapur Reshit Adrin. Adri mendohet se është në gjendje depresioni.