Nishani:Arritja e sigurisë falë bashkëpunimit

Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, gjatë mbledhjes se grupit të ndërministror për monitorimin dhe zbatimin e Strategjisë për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, ka vlerësuar punën që ka bërë policia kufitare gjatë kësaj kohe. Ministri i Brendshëm eshte shprehur se "Fokusi kryesor për këtë vit në menaxhimin e integruar të kufirit do të jetë bregdeti, që ka edhe vendin kryesor në planin e përditësuar të veprimit, si dhe sistemi i trajnimit, i cili do të krijojë mundësi që arritjet e deritanishme t'i konsolidojë dhe t'i kthjejë në standarte". Gjatë kësajë mbledhje kanë qënë të pranishëm edhe përfaqësues të delegacioneve të KE-së dhe OSBE-së, dhe të misioneve të huaja që asistojnë në Shqipëri, siç është misioni PAMECA. Nishani ka vlerësuar edhe krijimin e patrullave dhe hapjen e pikave të kontrollit kufitar të përbashkët me Malin e Zi. "Rritja e sigurisë kufitare ka ardhur edhe si rezultat i marrveshjeve dhe protokolleve të bashkëpunimit policor me vendet e rajonit", tha Nishani. Po kështu në një njoftim për mediat, Ministria e Brendshme deklaroi se "Shqipëria është në nivele më të ulëta kriminaliteti se edhe vetë vendet e Bashkimit Europian, duke theksuar se me ardhjen e kësaj qeverie në pushtet, u bë i mundur asgjësimi i rreth 300 grupeve të krimit të organizuar dhe arrestimi i rreth 1000 anëtarëve të këtyre bandave, ku brenda një kohe rekord janë zbuluar 95% e ngjarjeve kriminale".