Korçë- Qëlloi me armë nga ballkoni, Prokuroria vendos “arrest shtëpie” për 71-vjeçarin

Prokuroria e Korçës ka kërkuar masën e “arrestit në shtëpi” për 71 vjeçarin Edmond Naska i cili disa ditë më parë qëlloi disa herë me kallash në ajër.
Gjykata pranon kërkesën e prokurorisë duke vendosur që 71 vjeçari të rrijë në arrest shtëpie.
Kjo masë u kërkua për shkak të moshës së të moshuarit dhe faktit se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Ngjarja u regjistrua 3 ditë më parë, ndërsa është dashur ndërhyrja e RENEA-s për të nxjerrë të moshuarin nga banesa pasi ai nuk dorëzohej.
/rtsh.al/