E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce 2 viktima nga aksidenti rrugor

2 të vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në qytetin e Korçës.

Ngjarja tronditëse është regjistruar rreth orës 3 të mëngjesit në vendin e quajtur Lëndina e Lotëve teksa automjeti është përplasur me një pemë e për pasojë kanë gjetur vdekjen e menjëhershme dy 21-vjeçarët Elton Bazelli dhe Ermir Spiro ndërsa ka mbetur i plagosur Aldo Naumi.

Sipas policisë, shkak i aksidentit tragjik ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën po ecnin të rinjtë ndërsa amësohet se ata kanë qenë në gjendje të dehur. Pas mbërritjes në vendngjarje të policisë është bërë edhe dokumentimi i plotë i ngjarjes.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›