Korçë, 26-vjeçari përdhunon të miturën, jetonte me gjyshërit

KORCE - Nata e mbrëmshme është kthyer në një tmerr të vërtetë për një 13-vjeçare, e cila u rrëmbye dhe më pas është përdhunuar nga një 26-vjeçar.
Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Mborje, pak kilometra larg qytetit të Korçës. Sipas policisë së Korçës, Nikolin Samara ka rrëmbyer të miturën me iniciale M.G, duke e çuar atë në një banesë dy-katëshe në fshatin Mborje, ndërsa këto janë edhe fotot të vendit të ngjarjes ku 26-vjeçari ka përdhunuar vajzën gjatë gjithë natës.
(Në foto: Rruga ku ndodhej banesa në të cilën 26-vjeçari përdhunoi të miturën)
Pas denoncimit të familjarëve të vajzës së përdhunuar, burime nga uniformat blu bëjnë me dije se kanë mundur të arrestojnë 26-vjeçarin në orët e para të mëngjesit të së dielës.
(Në foto: Banesa dy-katëshe ku 26-vjeçari përdhunoi 13-vjeçaren)
Mësohet se 13-vjeçarja jetonte vetëm me gjyshërit e saj, pasi prindërit punonin prej disa kohësh në emigracion.
Ndërkohë dyshohet se 26-vjeçari, Nikolin Samara, ta ketë përdhunuar dhe herë të tjera vajzën e mitur, duke përfituar nga mungesa e vëmendjes nga ana e gjyshërve të saj të moshuar. Mësohet gjithashtu se 13-vjeçarja dhe agresori ishin të dy banues në qytetin e Korçës.
(Në foto: Porta kryesore e banesës ku 26-vjeçari përdhunoi të miturën)
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)