Pashk Përvathi: Portreti, gjuha artistike që mëzgjoi nga e kaluara
Piktura, është "surpriza" që i ka bërë jeta. Që në moshën 7-vjeçare pozoi për portretin e tij para një piktori dhe që në atë kohë, penelat u bënë të pandashëm nga dora e tij. Ky është piktori lezhjan Pashk Përvathi, i cili në një intervistë për "Koha Jonë", rrëfen realizmin e ekspozitës në 55 vjetorin e lindjes, rikthimin tek gjinia e portretit edhe pse është cilësuar si piktori i peizazheve, si dhe projektet e tij artistike në vijim. Ekspozita përmban 38 piktura në gjininë e peizazhit, portretit dhe natyrës së qetë. "Në ndryshim nga herët e tjera ku jam përfaqësuar gjithnjë me peizazhet e vjeshtës, në këtë ekspozitë do të ketë 10 portrete me gjendje dhe karaktere të ndryshëm. Preferencë mbeten përsëri tek unë ciganët për kolorin e tyre dhe nuancat harmonike të veshjeve plot ngjyrë."- thotë Përvathi. Mes tyre janë të ekspozuara edhe 7 natyra të qeta me trëndafila, si për ta gëzuar ekspozitën. Peizazhet janë gjithsej 20. Tematika është e shtrirë. Ka peizazhe nga Valbona, rrethinat e Tiranës, Vlora, por edhe nga Fushë Kosova, Gostivari, Cinque Terre dhe Romë. "Mendoj se kjo ekspozitë e imja ka më të veçantë se herët e tjera, gjuhën artistike të të shprehurit kur nuk është një përsëritje e të kaluarës, por janë kërkuar mjete të reja artistike", thekson Përvathi. Duke e njohur tashmë më shumë Valbonën, mbasi është udhëtimi i katërt piktoresk në atë pjesë të bukur dhe epike të alpeve, Pashk Përvathi është përpjekur të zbulojë thelbin dhe magjinë e këtyre maleve të larta të eposit tonë. "Mendoj se peizazhet e Valbonës janë arritje të pikturës time."- veçon disa nga preferencat e tij piktori Përvathi. Ekspozita e Pashkë Përvathit, çelet sonte në përvjetorin e 55-të të tij, në galerinë "Kledio" në Tiranë.
Përvjetorin e 55-të të lindjes keni menduar ta ndani me publikun me një ekspozitë personale. Kështu që, keni gjetur mënyrë për të festuar përmes 38 pikturave gjatë harkut kohor të 2012-ës?
Nuk ishte ndonjë projekt i kahershëm për të realizuar një ekspozitë, por një dëshirë e imja në këtë 55 vjetor, që të takohesha me miqtë artistë dhe artdashës edhe pse jo t'u përcillja punët e mija të realizuara gjatë vitit 2012. Pata kaluar një periudhë "ngopjeje" me ekspozitat dhe të them të drejtën, çdo gjë erdhi spontanisht dhe meqenëse gjatë vitit që lamë pas kam punuar shumë, mendova pse jo. Ekspozita është një rast i mirë për t'u takuar me miqtë.
Surpriza e radhës është prezantimi i gjinisë së portretit në këtë ekspozitë. Pse zgjodhët portretin si më dominuesin e ekspozitës?
Pse jo! Karriera ime artistike ndër vite është bazuar vetëm tek gjinia e peizazhit, sidomos peizazhet e vjeshtës ku kam punuar nëpër periferitë e Korçës, Tiranës, Valbonës apo Shkodrës. Në përpjekje për të mos përsëritur veten, në këtë lloj synimi timin gjatë vitit 2012, realizova një cikël portretesh. Mes portreteve që kam krijuar është figura e babait tim, portreti i një ciganeje, portrete të kompozuara, portrete studimi, kokë. Në këtë ekspozitë kam sjellë vetëm 10 portrete, duke rrëfyer atë dimension timin që pak e kanë njohur. Të gjithë më njohin si piktor peizazhesh dhe nuk pretendoj se jam piktor i portretit edhe pse me raste të caktuara, portreti është muza e penelatës sime. Portreti i ciganes sjell dimensionin e panjohur të Përvathit. Ka qenë i vështirë realizimi i saj?
Preferencë mbeten përsëri tek unë ciganet, për kolorin e tyre dhe nuancat harmonike të veshjeve plot ngjyrë. Portreti i ciganes është një gjetje e rastësishme në qytetin e Lezhës, një vajzë e mrekullueshme, që pranoi për të pozuar para një piktori. Një tjetër portret karakter që flet përmes penelatës suaj, është dhe portreti i babait tuaj?
Shpesh herë ne artistët nisim duke kërkuar motivet që na pëlqejnë më shumë dhe harrojmë njerëzit tanë më të dashur për t'i pikturuar. Kritiku i njohur Adriatik Allulli më ka pas thënë: "Pashk, i ke pikturuar prindërit". Babai im është karakter, është tip, është ngjyrë. Portreti i babait do të më shoqërojë vazhdimisht si portreti karakter, që shpreh dashurinë!
Nga se karakterizohet veçantia e kësaj ekspozite, ku ndërthuren mjaft bukur peizazhi me portretin?
Mendoj se kjo ekspozitë ka më të veçantë se herët e tjera gjuhën artistike të të shprehurit kur nuk është një përsëritje e të kaluarës, por janë kërkuar mjete të reja artistike duke më zgjuar. Por, përveç portreteve, peizazhet e Valbonës zënë vendin kryesor. Duke e njohur tashmë më shumë Valbonën, mbasi është udhëtimi i katërt piktoresk në atë pjesë të bukur dhe epike të alpeve, jam përpjekur të zbuloj thelbin dhe magjinë e këtyre maleve të lartë të eposit tonë. Mendoj se peizazhet e Valbonës, janë arritje të pikturës time.
Motoja juaj pas kaq vitesh, "të zaptoj territore e bukura të fqinjëve tanë dhe t'i hedh në telajon time", a qëndron edhe sot në ndërgjegjen tuaj krijuese?
Karriera ime ka nisur në Lezhë, ku krahinat e saj u bënë subjektet e mija të preferuara, u bënë muza ime. Gjithmonë me artistin ndodh procesi i "ngopjes" dhe kërkon më shumë. Pas shumë vitesh karrierë, një moment i veçantë për mua dhe artistët e tjerë ka qenë turneu i "Kolonive të artit", ku rasti konkret ka qenë Korça, vendi që priti kolonitë e artistëve. Peizazhet nga Italia (Cinque Terre dhe Romë), janë pjesë e një udhëtimi që unë kam filluar në vendet përreth vendit tonë, që i përkasin një ekspozite tjetër në të ardhmen. Por, në këtë ekspozitë po ekspozoj vetëm tre peizazhe, sa për të dëshmuar këtë udhëtim që kam filluar. Rrethinat e Tiranës si Petrela, Baldushku dhe Iba, janë të hedhura në telajot e mija gjatë vjeshtës që sapo kaloi. Ndërkohë, vend zënë edhe peizazhet nga fushë Kosova dhe Gostivari, janë impresione të udhëtimeve të mija, në këto vende të bukura.
Piktura tashmë është ajo që ju shoqëron vazhdimisht. Keni ndonjë projekt artistik në vazhdim?
Projektet shpesh herë më kanë lindur spontanisht. Kam një projekt shumë të rëndësishëm, që është edhe një sfidë për mua!