E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce, 57 vjedhje nga adoleshentet

Bandat e minoreneve qe grabisin apo vjedhin ne menyre te organizuar jane kthyer ne shqetesim te dites ne qytetin juglindor te Korces.

Hajdute te vegjel dhe grupe adoleshentesh gjithnje e me shume po rezultojne autore te vjedhjeve te ndryshme qe nga ato ne varrezat publike, deri tek bastisjet e kompjuterave te shkollave.

Policia e Korces vetem ne nje hark te shkurter kohor ka mundur te zbuloje disa raste ku protagoniste jane ata. Dy grupe me tete minorene dhe adoleshente nxenes te shkollave te ndryshme jane vene ne pranga per vjedhjen e kompjuterave ne 6 shkolla.

“Ka qene nje fenomen i perhapur qe perpara disa kohesh. 8 apo 12 veta, nxenes shkollash te grupuar kane kryer grabitje te shpeshta”, u shpreh shefi i Komisariatit te policise se Korces, Latif Kulla.

Zgjedhja e rruges se krimit i ka rrenjet te fakti qe nje pjese e minoreneve rezultojne perdorues droge apo vijne nga familje me probleme te thella sociale.

Gjate ketij viti sipas te dhenave qe disponon policia jane goditur grupe te shumta minorenesh per vjedhje te ndryshme dhe policia ka dokumentuar te pakten 57 raste te moshave 13-15 vjec qe kane konsumuar kete veper penale.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›