Studim ne Greqi: Emigrantet preken nga kriza ne 2009

Sipas studimit, emigrantet jane krah pune me i ekspozuar ndaj zhvillimeve negative, ndersa veshtiresite e medha ekonomike do te shfaqen ne fillim te vitit 2009.
Haralambos Kasimis, pedagog ne Universitetin Bujqesor te Athines veren se kane nisur te ndihen efektet e para, sic jane mbyllja e ndermarrjeve te vogla apo reduktimi i numrit te punonjesve.
"Emigrantët, përbëjnë një faktor të rëndësishëm të ekonomisë greke, e posaçërisht në disa sektorë të caktuar si ndërtimi, turizmi dhe bujqësia. Ne Greqi ndodhen rreth 1 milione emigrante, te cilet jetojne dhe punojne ne Greqi, por e ardhmja per ta eshte teper pesimiste", thote Kasimis, per BBC.
Ne Greqi jetojne me mijera emigrante shqiptare, te cilet prej vitesh kane punuar ne pune mjaft te renda e te rendomta, shpesh pa siguracione dhe ne lufte te perhershme per marrjen e dokumentave.
E nese paralajmerimi i studimit do te vertetohet vitin qe vjen, atehere kjo nenkupton edhe nje renie te te ardhurave ne Shqiperi, kur dihet se nje pjese e tyre sigurohet nepermjet fitimeve te emigranteve.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code