PD-Ramës:Përgjigju për pasurinë e Tan Leprit

Partia Demokratike ka vijuar akuzat e saj në drejtim të kreut të Bashkisë së Tiranës duke deklaruar se ai i ka dhënë një numër të madh lejesh ndërtimi Dritan Avlljait, i njohur si Tan Lepri duke i sjellë përfitime të mëdha. Deputeti Aldo Bumçi tha se Rama duhet të përgjigjet sa është numri i lejeve që i janë dhënë Tan Leprit dhe sa është rritur pasuria e tij përmes lejeve. "Po ashtu duhet të përgjigjesh sa është sipërfaqja e apartamenteve që mban ai dhe pasuria e vendosur në emër të Tan leprit", tha Bumçi.