E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Korçë/ Gjendet pa shenja jete një 62 vjeçar

Një 62 vjeçar është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij në fshatin Çiflig të Korçës.

Sipas raportimeve paraprake, kanë qenë familjarët ata që kanë njoftuar policinë ndërkohë që trupi i pajetë po dërgohet drejt morgut të qytetit.

Nga këqyrja e jashtme e trupit nuk identifikohen shenja dhune, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/ abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›