Korçë/ Parkut “Vangjush Mio” i shtohen 3 500 pemë dekorative

Bashkia Korçë vijon punën për zgjerimin e hapësirave të gjelbëruara duke mbjelljë pemë të reja dekorative dhe duke zëvendësuar ato të dëmtuara, me të reja.
Kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo shprehet se 3500 pemë dekorative do të mbillen gjatë këtij sezoni dimëror mbjelljesh për të shtuar sipërfaqen e gjelbër në Korçë
Sipas tij, rreth 15.000 m2 është sipërfaqa e gjelbër që i është shtuar qytetit të Korçës gjatë vitit 2020.
“Sot në parkun “Vangjush Mio” i cili së fundmi po i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë infrastrukturorë me trotuare dhe stola, u mbollën fidanët e parë”- tha Filo.
Kryetari i bashkisë Korçë, bën të ditur se, së shpejti do të fillojë proçesi i pyllëzimit edhe në Shtyllë, Polenë dhe Voskopojë.