E Premte, 6 Nëntor 2026

Rruga “Gjirokastër –Lunxhëri” do të mbaj emrin e intelektualit Jorgo Bllaci

Rruga kryesore që lidh Gjirokastën me zonën e  Lunxhërisë, tashmë do të mbajë emrin e intelektualit Jorgo Bllaci .  Me origjinë nga kjo zone, Bllaci ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në fusha të ndryshme , dhe veçanërisht  si përkthyes .

Teksa ka vlerësuar këtë personalitet, kryebashkiaku Flamur Golemi u shpreh, se këto figura ,të cilat nuk harrohen lehtë dhe do të nxirren gjithmonë  në pah nga insitucioni që ai drejton.

“Është nder për të gjithë ne, që të këmi emrin e tij në këtë rrugë .Falenderoj familjarët e Jorgo Bllacit, që na nderuan me praninë e tyre.Ne këtë qasje, me vendim të këshillit bashkiak, kemi vendosur që të ndërhymë së shpejti edhe në adresarin e qytetit, për emërtesa të tjëra dhe vendosjen e emrave të rrugëve të gjithë ata, që kanë kontribuar për qytetin ,pasi fal punës së tyre i dhanë “emer e lavdi” Gjirokastrës”, u shpreh Golemi

“Sot bashkia Gjirokastër ka kryer një nga aktet më të mëdha të qytetërimit , duke i dhënë emrin e këtij personaliteti këtij aksi rrugor ,që të çon në krahinën e Lunxhërisë. Jorgo Bllaci ishte shkrimtar ,përkthyes dhe poet i jashëzakonshëm ,me vlera mbarëkombëtare”, tha prefekti i qarkut  Odise Kote

Bashkia  në vazhdim do të rishikojë emrat e rrugëve dhe shesheve publike , duke i lidhur ato me emërtesa që pasqyrojnë, emërtimin në vite të Gjirokastrës .

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›