E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Korçë/ Shkëputen pjesë të fasadës të një pallati, dëmtohen lokalet e pedonales

Moti i keq në Korçë ka sjellë shkëputjen e pjesës së fasadës së termizolimit në një pallat  në qendër të qytetit. Fatmirësisht nga shkëputja e fasadës nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale në lokalet e pedonales. Mbeten të paqarta shkaqet, por pallati ka jo më shumë se dy vjet që u vesh me shtresë termoizolimi nga bashkia e Korçës.

Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin, duke shkaktuar edhe incidente. Fatmirësisht nuk raportohet për njerëz të lënduar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›