E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce Spahiu Gjykatat me probleme

Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu ka thënë nga Korça se dy janë problemet më madhore me të cilat përballet sistemi i drejtësisë, nga njera anë vonesa e afateve për shkak të angazhimeve të tjera të gjyqtarëve si pedagogë të univeristeteve që çojnë në disa raste në vonesa të proçeseve dhe nga ana tjetër çështja e nepotizmit brenda sistemit.

“Për shkak të oligarkisë dhe ngarkesës që ka shpesh shkaktohet vonesa në respektimin e afateve. Një tjetër shqetësim është nepotizmi i cili është qoftë në gjykatën tuaj, qoftë në gjykata të tjera”, tha Spahiu.

Këto deklarata Spahiu i ka bërë gjatë analizës vjetore të gjykatës së rrethit të Korçës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›