E Diel, 1 Nëntor 2026

Mazhoranca, projekte për qytetarët dhe mirëqenien e tyre

18-04-2011 / Gazeta 55

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli prezanton kandidatët në Koplik dhe Bushat

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Jozefina Topalli, njëkohësisht nënkryetare e Partisë Demokratike, prezantoi në Koplik dhe Bushat kandidatët e koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, për kryetar bashkie dhe komune, Ramadan Lika dhe Zef Hila.
Topalli në përshëndetjen e saj theksoi se “në fokusin kryesor të fushatës tonë është familja, janë qytetarët, mirëqenia dhe interesat e tyre, si dhe realizimi i projekteve ambicioze në mbështetje të halleve dhe problemeve të tyre”.
Me këto fjalë, zonja Topalli ftoi banorët e Koplikut të votojnë Ramadan Lika, për një mandat të dytë, për të çuar më tej projektet ambicioze në zhvillimin e mëtejshëm të kësaj bashkie me vijimin e asfaltimit të rrugëve, ndërtimit dhe rikonstruksionit të shkollave, qendrave shëndetësore dhe sa më shumë shërbime sociale për qytetarët etj.
Zonja Topalli shprehu sigurinë se zgjedhjet e 8 majit do të jenë zgjedhje të lira, të ndershme dhe me standarde më të larta evropiane. Ajo tha se kjo koalicioni i djathtë hyn në këto zgjedhje me bilanc të jashtëzakonshëm arritjesh me vepra konkrete dhe jo me retorikë boshe, mashtrime dhe trillime.
Më pas, Topalli përmendi edhe ndryshimet që kanë ndodhur ketë katër vjetëve ne Shqipëri.
Gjatë këtyre katër vjetëve çdo qytet dhe komunë ka ndryshuar. Vetëm në komunën tuaj janë 51 kilometra rrugë të shtruara, ndërsa në të gjitha Shqipërinë janë 8 mijë kilometra rrugë të ndryshuara, të rregulluara, të rindërtuara dhe të bëra nga e para”.
Së fundmi, ajo theksoi se rruga e Shqipërisë drejt zhvillimit nuk ka qenë një rrugë e lehtë, por falë angazhimit dhe përkushtimit të kësaj mazhorance për të mbajtur premtimet e dhëna, Shqipëria sot është një vend anëtar i NATO, një vend që ka përfituar me dinjitet lëvizjen e lirë në një dimension të gjerë, atë të hapësirës “Schengen” dhe që po afrohet me hapa pozitivë drejt familjes evropiane.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›