Korçë, akuzohet se ngacmoi nusen e djalit, lihet në burg i moshuari
Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg për Karafil Topin, 72-vjeçarin i cili akuzohet se ka abuzuar me nusen e djalit të tij.
Seanca gjyqësore ndaj 72-vjeçarit është zhvilluar me dyer të mbyllura ndërsa vetë i moshuari nuk I ka pranuar akuzat.
72-vjeçari nga Devolli u arrestua dy ditë më parë nga policia pas denoncimit që kishte bërë nusja e djalit të tij se ai e ngacmonte seksualisht prej 3 muajsh.
Sipas policisë, Fatime Topi 36 vjeçe, nënë e 5 fëmijëve e akuzon vjerrin e saj për ngacmim seksual që prej muajit prill e deri tani me të renë.