E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce bashkia Do rindertojme shtepine muze

Humbja e një tjetër monumenti kulture në qytetin e Korçës ka ngjallur fuqishëm reagimin e Bashkisë së Korçës.

Pasi denoncoi rastin publikisht një ditë më parë përmes një konference për shtyp, kryebashkiaku Niko Peleshi ka shprehur gatishmërinë e Bashkisë së qytetit për ta rindërtuar këtë shtëpi muze dhe për t'ia rikthyer qytetit përmes financimit të bashkisë.

Tashmë në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sporteve është depozituar kërkesa për të lejuar që bashkia e qytetit të nisë rindërtimin nga e para të Shtëpisë së Flamurit dhe për ta pasur prezente fizikisht në 28 nëntor këtë vlerë kulturore dhe historike të qytetit.

Sakaq mësohet se pas një denoncimi të bashkisë të depozituar pranë Prokurorisë së Korçës, kjo e fundit ka nisur hetimet për gjetjen e personave të cilët kanë shembur ndërtesën.

Shtëpia e Flamurit ku Themistokli Gërmenji në 10 dhjetor 1916 e shpalli Korcën krahinë autonome u shkatërua vetëm një ditë më parë me mjete të forta. Humbja e një vlere të tillë çuditërisht është shoqëruar me heshtjen e pronarëve mes të cilëve edhe ndërtues.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›