Korçë, fëmijët e helmuar, policia: Jo nga ushqimi në hotel
Korçë, 4 gusht, NOA Update Lidhur me lajmin e helmimit të 38 fëmijëve nga Elbasani të mbërritur për piknik në Voskopojë, ka folur edhe policia e Korçës, e cila pas informacionit të marrë nga mediat ka verifikuar në spitalin Pediatrik të Korçës, 6 fëmijë që paraqitnin shenja të helmimit.
Burime nga policia e Korçës thanë për agjencinë NOA se gjashtë fëmijët pas mjekimit të marrë janë jashtë rrezikut për jetën dhe tashmë kanë dalë nga spitali.
Gjeneralitetet e gjashtë fëmijëve të helmuar janë 8 vjeçari A.D.; katërvjeçarja A.D.; 13 vjeçari A.N.; 12 vjeçari R.M.; 11 vjeçari S.Xh. dhe 13 vjeçari E. P. që të gjithë nga Elbasani.
Fëmijët e helmuar sipas policisë, kishin shkuar në spitalin pediatrik të Korçës, mbrëmë rreth orës 22.00 të shoqëruar nga persona të rritur, Hoxhallarë të Myftinisë së Elbasanit.
Sipas informacioneve të dhëna nga mjekët e spitalit, është mësuar se gjashtë fëmijët ishin paraqitur në spital me të vjella dhe pasi kanë marrë mjekimin e nevojshëm, më pas janë larguar nga Spitali në drejtim të Elbasanit, bashkë me shoqëruesit e tyre.
Mjekët kanë theksuar se simptomat që paraqitnin fëmijët mund të ishin shkaktuar nga ushqimi, uji, ndryshimi i kushteve atmosferike, etj.
Policia e Korçës, verifikoi tërë informacionin nga ku rezultoi se fëmijët kishin ardhur në 2 gusht në fshatin Voskopojë të Korçës, dhe ishin akomoduar në hotelin Akademia të fshatit.
Gjithashtu nga punonjësit e qendrës sanitare të qytetit kanë shkuar praën hotelit dhe kanë analizuar ushqimin që kishin konsumuar fëmijët për drekë, nga ku rezultoi se ushqimi kishte qenë i freskët dhe pa probleme.
Më herët ishte mësuar nga burimet spitalore të qytetit në spitalin pediatrik ishin paraqitur fëmijë të helmuar, të cilët shfaqnin shenja të dobësisë trupore dhe këputje apo të vjella.
Sipas mjekut, Luan Belortaja, pas mjekimit të marrë, vetëm njëri prej fëmijëve ka qenë më rëndë nga të tjerët, pasi atij i është dhënë edhe serum, ndërsa fëmijët e tjerë janë trajtuar me lloje të tjera të ndihmës së shpejtë.
mit/NOA
topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/sociale/91-sociale/28108-korce-femijet-e-helmuar-policia-jo-nga-ushqimi-ne-hotel","title":"Korçë, fëmijët e helmuar, policia: Jo nga ushqimi në hotel","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")