Korçë, gjendet e vdekur 35-vjeçarja, ishte kushërirë me Edmir Jazxhiun
Një 35-vjeçare është gjetur e pajetë në banesë në rrethana ende të paqarta.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sovran të Korçës ku35-vjeçarja Brunilda Pasholli, i u gjet e pajetë nga bashkëshorti i saj.
Pas hetimeve të para mësohet se gruaja është kushërirë me Edmir Jazxhiun, burrin i cili dy ditë më parë vrau gruan e tij Dallëndyshen e më pas i dha fund edhe jetës.
Sipas familjarëve të saj,Brunilda sapo ishte kthyer nga ceremonia mortore në Tiranë dhe e kishte përjetuar shumë keq ngjarjen e rëndë.
Trupi u dërgua në morg për ekzaminimin mjeko-ligjor për të evidentuar shkaqet e vdekjes së gruas ndërkohë që policia po vijon hetimet për ngjarjen.